All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Basha m'i mbylli dyert,” Hajdari: U ktheva në PD se pashë që Berisha ka reflektuar

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 22:02 | Politikë
“Basha m'i mbylli dyert,” Hajdari: U ktheva në PD se
All - Paragraf - 1

“Tentova të ndryshoj sistemin zgjedhor. Doja që të hapeshin listat e të fuqizonim qytetarin, jo të shkonim pas kryetarit.” Kështu është shprehur Rudina Hajdari në “Intervistë” me Merita Haklajn ndërsa shpjegonte arsyet se përse kandidoi nën siglën e Nismës Thurje në zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tregoi sesi e gjendur pas dyerve të mbyllura të selisë blu, që drejtohej atëherë nga Lulzim Basha, u detyrua që të garonte me një logo tjetër edhe pse nuk do të donte të “ndahej” asnjëherë nga partia me të cilën është rritur.

All - Paragraf - 3

Hajdari tregoi se tentoi që në zgjedhjet e 25 prillit të futej në listat e PD-së por ish-kryedemokrati Basha nuk e lejoi, edhe pse ajo tregon që tentoi “nga të gjitha frontet.”

Fakti që u përjashtova nga PD, mu mbyllën dyert totalisht, tentova në zgjedhjet e 25 prillit të rifutesha në listat e PD-së. Kam pasur përpjekje në disa fronte, qoftë nga fronti familjar, politik, ndërkombëtar tentova të rifutesha dhe zoti Basha ishte kategorik në këtë pjesë. Përgjigja e tij ishte se nuk do të pranonte asnjë nga opozita parlamentare. Ndërkohë, kjo nuk rezultoi e vërtetë. Kishte diçka që ishte e qartë personale. Kurrë nuk doja të garoja me një parti tjetër, por u ndodha në kushte të vështira.

Rudina Hajdari, anëtare e PD-së

Tashmë që PD drejtohet nga Sali Berisha, Rudina Hajdari i është bashkuar sërish kësaj force politike.

All - Paragraf - 6

Ajo thotë se tek Berisha pa reflektim ndërsa theksoi se ishin ndryshimet statutore dhe Kuvendet që PD mbajti në dhjetor që e bindën që ishte koha për t’u kthyer në selinë blu.

Pas zgjedhjeve e pashë qartë që në PD, ishte e mbyllur e izoluar nga Basha. Nën siglën e Thurjes nuk isha komode. Kur pashë ngjarjet në Shqipëri, me Berishën me Kongreset e ndryshme që u bënë në dhjetor, ndryshimet e statutit që u bënë. Shikoja që Berisha kishte reflektuar, që roli i kryetarit duhet të reduktohet. Kur Basha dha dorëheqjen dhe doli vendimi i Shkallës së Parë, vendosa të rikthehesha.

Rudina Hajdari, anëtare e PD-së

Për Rudina Hajdarin, kthimi në PD është një mënyrë për të çuar amanetin e të atit deri në fund.

All - Paragraf - 9

“Si e bija e Azem Hajdarit nuk mund të isha larg PD-së në momente kritike.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos