Tensionet në veri të Kosovës, reagon Shqipëria

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 14:32 | Politikë
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Shqipëria

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Në Twitter, ministrja u shpreh se Shqipëria i dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës në veri.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkruan Xhaçka në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/11/jemi-ne-gatishmeri-kurti-vucic-po-kerkon-lufte-financon-dhe-drejton-serbet-e-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos