Quajeni zoti “Nokia”, njeriu që ka 2371 telefona celularë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 21:49 | Lifestyle

Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 1271 telefona celularë, pjesë më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende.

Kale zotëron kështu koleksionin më të madh të këtij lloji në Indi, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ëndrra e tij është që të futet në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Në shtëpinë e tij në Thane, Indi, telefonat i gjen kudo, në dhomën e ndenjes, atë të gjumit, në sirtarët e kuzhinës e madje edhe në gardërobën e gruas së tij, e cila nuk shfaqet shumë e lumtur për këtë pasion të të shoqit.

Por Kale i dashuron shumë telefonat. “Janë fëmijët e mi”, thotë ai. “Bëhem shumë keq për telefonat. Nuk mund as të shoh kur dikujt i bie nga dora telefoni im, nuk e duroj dot që dikush t’i gërvishtë”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/fWs5XfwXbIc

A2 CNN Livestream

Latest Videos