Quajti trillim masakrën e Reçakut, Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviç

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 21:52 | Kosova
Quajti trillim masakrën e Reçakut, Haradinaj shkarkon ministrin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë shefi i qeverisë së Kosovës me anë të një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Haradinaj e konsideron të patolerueshme sjelljen e ministrit nga komuniteti serb.

“Është e pakuptimtë se si një koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut dhe viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit”, shkruan kreu i Ekzekutivit të Prishtinës.

Në fund, Haradinaj thekson se vendimi për shkarkimin e ministrit hyn në fuqi menjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos