Qytetarët e Elbasanit protestojnë për mbifaturim të ujit, UK: Faji i faturistëve

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 14:29 | Aktualitet
Qytetarët e Elbasanit protestojnë për mbifaturim të ujit,

Dhjetëra kryefamiljarë të lagjes Shën Koll në Elbasan, kanë protestuar përpara drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve për mbifaturim të vlerës për ujin e konsumuar.

Sipas tyre, vlerat e faturave kalojnë 20 mijë lekë të reja për sasi uji mbi 500 m3, që është vështirë të harxhohen nga një familje.

Qytetarët janë pritur edhe nga drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Elbasanit, Leli Kaja, i cili ka sqaruar situatën, e cila ka ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë të disa faturistëve që mbulonin zonën. Ai ka sqaruar edhe mënyrën se si do të paguhen këto superfatura.

 “Ka ndodhur një fenomen i tillë ku disa punonjës nuk e kanë kryer punën si duhet, për këtë arsyeje ne i kemi larguar ato, dhe punonjësi tjetër i ka shkruar ashtu siç duhet. Të takojmë të gjithë dhe të nënshkruajmë një kontratë ku pjesa që ka mbetur të paguhet me këste”, thotë drejtori i UK.  

Elbasani është ndër bashkitë që ka një pagesë të rregullt të faturave të ujit të pijshme në pjesën dërrmuese të popullatës. Dhe si kudo, edhe këtu, pensionistet janë më të rregullt në pagesat e faturave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos