
Gjatë vitit 2020 në dyert e prokurorive është trokitur më pak se një vit më parë për të depozituar kallëzime.
Shifrat zyrtaret të Prokurorisë së Përgjithshme flasin për një ulje të numrit të kallëzimeve të depozituara në krahasim me vitin 2019. Ulja me e ndjeshme, me plot 46.7 %, i përket numrit të kallëzimeve të depozituara në prokurori nga qytetarët.
Për juristët kjo situatë ka disa arsye. Kontributor në tkurrjen e kallëzimeve, sipas juristëve, është edhe boshllëku i krijuar në sistem pas shkarkimeve nga procesi i vetingut. Përveç qytetarëve apo nënpunësve publikë, policia e shtetit ka bërë 31987 referime në prokurori gjatë vitit 2020, shifër 13.5 % më e ulët se viti paraardhës. (A2 Televizion)