Singapor Paris Hong Kong Zyrih Gjenevë Osaka Seul Kopenhagen Nju Jork Tel Aviv
Parisi është qyteti më koston më të lartë të jetesës në botë, bashkë me Hong Kongun dhe Singaporin. Është hera e parë në 30 vjet që tre qytete ndajnë vendin e parë në listën e “Economist Intelligence Unit” që krahason çmimet në 133 qytete të botës.
Kryeqyteti i Francës, i klasifikuar i dyti vitin e kaluar, është një prej katër qyteteve europiane në top-dhjetëshe. Studimi krahason kostot e 150 produkteve, përfshirë edhe bukën. Vlerësohet gjithashtu nëse çmimet janë ulur apo ngritur, duke i krahasuar edhe me koston e jetesës ne Nju Jork, që përdoret si referencë.
Sipas autores së raportit, Roxana Slavcheva, Parisi ka qene mes 10 qyteteve më të shtrenjta që prej vitit 2003, dhe kostoja e jetesës në të ishte ekstremisht e lartë. Çmimi mesatar për një prerje flokësh në këtë qytet kushton 119 dollarë, ndërsa në Zyrih vlera arrin në 74 dollarë. Karakasi në Venezuelë ku inflacioni arriti në 1 milionë % vitin e kaluar duke detyruar qeverinë të hedhë në treg një monedhë të re, kryeson listën e qyteteve më të lira. Ne vend të dytë pozicionohet Damasku në Siri. (A2 Televizion)