Qyteti mbulohet nga pluhuri në Arabinë Saudite, stuhia përplas njerëzit e shkatërron objekte

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 10:11 | Bota

Qyteti i Mekës dhe Xhedahut në Arabinë Saudite janë goditur nga moti i keq me stuhi ere e shi të rrëmbyer.

Një video është bërë menjëherë virale në internet ku stuhia përplas pelegrinët në Xhaminë e Madhe të Mekës. Era e forta ka rrëzuar shtylla e ka shkatërruar objekte të tjera në këto dy qytete. Qyteti i Xhedahut është mbuluar nga një stuhi e madhe pluhuri.

Megjithatë, pavarësisht kushteve aspak të përshtatshme të motit, pelegrinët në Mekë kanë vazhduar lutjet e tyre nën shiun e dendur. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=vSwOqaMPsxY

A2 CNN Livestream

Latest Videos