Qyteti serb shpall emergjencën, derdhet një sasi e madhe lënde helmuese, 50 persona në spital

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 11:52 | Ballkani
Qyteti serb shpall emergjencën, derdhet një sasi e madhe lënde

Qyteti i Pirotit në Serbi ka shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të një sasie të madhe amoniaku që është derdhur në zonë pas një aksidenti hekurudhor, ku përmbysja e një vagoni treni ka nxjerrë në atmosferë sasinë e madhe të lëndës helmuese.

Të paktën 51 persona janë dërguar në spital me shenja helmimi pas ngjarjes, ndërkohë që autoritetet bëjnë me dije se zona është rrethuar dhe iu kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre deri në stabilizimin e situatës.

Sipas raportimeve, në vendin ku ka ndodhur aksidenti hekurudhor është dhe trupi i pajetë i një personi, por nuk dihet nëse ai ka humbur jetën nga helmi i lëshuar në ambient apo përmbysja e vagonit.

Ministri i Transportit, Goran Vesiç, ka mbërritur në Pirot nga ku u shpreh se nuk ka arsye për panik sepse situata është nën kontroll, por megjithatë ftoi banorët për të qenë të kujdesshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos