Protesta të mëdha kanë përfshirë qytetet kryesore në Iran, pas vendimit të papritur të qeverisë për të racionuar naftën dhe për të ngritur çmimin e saj. Deri në këto momente raportohet se 2 persona kanë humbur jetën në këto protesta ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave vendase, një protestues u vra në qytetin Sirjan teksa po sulmohej një depozitë nafte, ndërsa protestuesi i dytë u vra në Behbahan. Edhe qytete të tjera janë prekur nga protestat si Tehrani, Kermanshah, Isfahani, Tabrizi, Karadj, Shirazi, Yazdi, Boushehri dhe Sari.
Çmimi i karburanteve u rrit me 50% ditën e premte dhe subvencionet mbi të u ulën. Autoritetet justifikohen se me vendimin e tyre kërkojnë të mbledhin para për të ndihmuar të varfrit.
Irani aktualisht është duke vuajtur ekonomikisht për shkak të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni vendosi të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. (A2 Televizion)