Radhë të mëdha automjetesh janë krijuar në hyrje të autostradës nga Elbasani në drejtim të Tiranës.
Policia ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës, e cila lidh qytetin e Elbasanit me Tiranën, duke kontrolluar të gjitha automjetet. Qyteti i Elbasanit, prej dy javësh, është zonë e gjelbër, ndërsa Tirana vijon të mbetet zonë e kuqe.
Trafiku i rënduar ka bërë që edhe ambulancat të kenë vështirësi në qarkullim. (A2 Televizion)