
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u dërgua të hënën në spital pas një aksidenti me biçikletë.
Sipas mediave greke Mitsotakis u transportua në repartin e Urgjencës pas rrëzimit nga biçikleta.
Raportohet se ai pësoi dëmtime në dorë, si dhe gërvishtje të lehta në trup.
Pas marrjes së ndihmës së parë dhe kryerjes së një grafie, kreu i qeverisë greke u largua nga spitali. (A2 Televizion)