I tronditur është shprehur edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj për tragjedinë e rëndë me 50 viktima dhe 118 të plagosur në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shpreh u ngushëllimet familjarëve dhe popullit maqedonas për ngjarjen e rëndë
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit”, shkruan presidenti Begaj.
Kujtojmë se tragjedia në Maqedoninë e Veriut ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse” në të cilin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas. (A2 Televizion)