Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato pritet të hyjnë në fuqi më 1 gusht 2025.
Nga kjo datë do të hyjnë në fuqi tarifat edhe për vendet e tjera. Trump ka theksuar se do t’i rrisë me tej tarifat nëse vendet do te kundërpërgjigjen me taksa shtesë për importet nga Shtetet e Bashkuara.
Lidhur me këtë, Trump u ka dërguar letra udhëheqësve të shteteve përfshirë edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Në letër qe e nis me fjalët, i dashur Z.President, Trump thotë se shtetet e bashkuara do të vazhdojnë bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht deficitit të konsiderueshëm tregtar me këtë vend.
Sipas Trump, tarifa e re do të mundësojë një tregti më të drejtë e të balancuar, edhe pse siç theksohet, ajo mbetet shumë më e ulët se sa tarifa e nevojshme për të eliminuar deficitin tregtar. Më herët në prill, Trump pati vendosur 10% tarifë për importet nga Kosova. (A2 Televizion)