Tensione shumë të larta mes Serbisë dhe Turqisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar i tmerruar ndaj lajmit se një fabrikë turke armësh kishte armatosur gjithashtu Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga armatosja e vazhdueshme e autoriteteve të Prishtinës”, shkruan Vuçiç në rrjete sociale.
“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane”, vazhdon ai, shkruan A2 CNN.
Më tej presidenti thekson se “Serbia është një vend i vogël, por që e ka kuptuar mirë mesazhin!”. Kjo deklaratë e Vuçiç vjen pas asaj që shokoi mbarë botën, kur tha se po përgatitej për luftë. (A2 Televizion)