“Ka pasoja katastrofike”, Vuçiç dhe Putin i dalin në mbrojtje Millorad Dodik

Nga Erjon Dervishi
27 Shkurt 2025, 13:57 | Ballkani

Vendimi për dënimin e liderit separatist të Republikës Srpska, Millorad Dodik, ka shqetësuar Presidentin serb, Alaksandar Vuçiç. Edhe pse në kushte të vështira klimatike, lideri serb ka udhëtuar për në Banja Luka për të takuar homologun e tij, Millorad Dodik, i cili është sanksionuar para disa vitesh nga Shtetet e Bashkuara.

“E di sa e vështirë është për Dodikun, i pashë lot në sy, e di sa i dhemb dhe e shtyp padrejtësia. Kjo është dita kur ata thanë se mund të na gjykojnë pa gjyq, pa të drejta dhe drejtësi, kjo është dita kur u sulmua i gjithë populli serb. Duhet të jemi të durueshëm dhe tolerant”, tha Presidenti serb.

Nga ana e tij, Millorad Dodik, mblodhi turmën në përpjekje për të justifikuar veten dhe në të njëjtën kohë kërcënuar ata që e dënuan, shkruan A2.

“Ata u ngatërruan keq me atë që bënë në Sarajevë. Ata janë krejtësisht naivë. Më duhet t'ju them se këtë e kemi pritur si arsye për veprim politik, pra një reagim. Sot nuk e keni më Bosnjën dhe Hercegovinën që keni imagjinuar. Ne ju ofrojmë një Bosnjë dhe Hercegovinë kushtetuese. Ju keni një kohë shumë të shkurtër për të pranuar një Bosnjë dhe Hercegovinë kushtetuese”, deklaroi Millorad Dodik.

Ndërkohë, Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska miratoi një rezolutë për përmbysjen e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës dhe deklaroi se Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës kreu një grusht shteti për shkak se nxori një vendim të bazuar në vendimin e një parlamenti të pazgjedhur dhe jo të krishterë të Asamblesë së saj.

Sakaq, edhe Rusia nuk ka qëndruar duarkryq. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se dënimi i liderit të Republika Srpska, Millorad Dodik, do të ketë pasoja katastrofike për Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe për Ballkanin në tërësi. Sipas asaj që raportojnë mediat e Beogradit, zyrtarët e qeverisë në Moskë vlerësojnë se akuzat kundër Dodikut janë ngritur në bazë të një ligji, që për Rusinë, është vendosur në mënyrë arbitrare nga përfaqësuesi i lartë, Kristian Shmid.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos