All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Putini “zgjat dorën” në rajon, Rusia: Dënimi i Dodikut sjell pasoja katastrofike për Ballkanin

Nga Xhevahir Qardaku
26 Shkurt 2025, 20:32 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Vetëm një vendim është dashur që Vladimir Putin të zgjasë dorën në rajonin tonë. Ministria e jashtme e Rusisë thotë se dënimi i liderit të Republika Srpska, Millorad Dodik, do të ketë pasoja katastrofike për Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe për Ballkanin në tërësi.

Sipas asaj që raportojnë mediat e Beogradit, zyrtarët e qeverisë në Moskë vlerësojnë se akuzat kundër Dodikut janë ngritur në bazë të një ligji, që për Rusinë, është vendosur në mënyrë arbitrare nga përfaqësuesi i lartë, Kristian Shmid, shkruan A2 CNN. 

All - Paragraf - 3

“Gjyqi’ një vit e gjysmë që në fillim nuk ishte gjë tjetër veçse një parodi e gjyqësorit dhe një tallje e hapur me themelet e shtetit ligjor. Përndjekja e Millorad Dodikut ka një karakter thjesht politik, të frymëzuar nga Perëndimi”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos