Serbia është e xhindosur pasi Siria njohu pavarësinë e Kosovës. Këtë e tregon vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa i del kundër gjithë botës duke lavdëruar ish liderin Bashar al Assad.
Ai pretendoi se njohja e fundit ka ndodhur me diktat të Turqisë, pasi sipas tij, ka ndikim të madh në lidershipin aktual të Sirisë. “Është i njëjti skenar si vitin e kaluar nga Antalia.
Ata ftojnë Ministrin tonë të Jashtëm dhe nuk kanë kohë për bisedime dypalëshe. Dhe pastaj Sudani pranoi, këta janë ata që tani janë një zonë e vërtetë lufte, atje nuk e dinë kush pi ose kush paguan. Në Siri, gjithçka pritet. Ata marrin një urdhër dhe vetëm e zbatojnë”, pretendoi Vuçiç. Presidenti serb kritikoi ata që sipas tij janë lumturuar shumë shpejt, ndërsa kërcënoi me vendime pas 10 ditësh që do t’i bëjnë serbët të lumtur.
“Do të vazhdojmë luftën tonë për të ruajtur Serbinë brenda kufijve të saj të njohur. Kjo është një maratonë, për 10 ditë do të kemi një përgjigje”, kërcënoi Vuçiç. (A2 Televizion)
