“Merr para nga BE, urdhra nga Rusia”, media britanike: Qeveria serbe dhe Vuçiç po rrëzohen nga pushteti

Nga Xhevahir Qardaku
29 Tetor 2025, 15:28 | Ballkani

Streha e betonit që u shemb vitin e kaluar në Novi Sad po rrëzon dhe qeverinë e Serbisë, si dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

Kështu të paktën lë të kuptohet një shkrim i publikuar në median prestigjioze britanike, Guardian. “Qeveria e Aleksandër Vuçiçit sot i ngjan një skeme piramidale politike, duke i dhënë legjitimitet përmes spektaklesh, duke vonuar rrëzimin e saj të pashmangshëm”, është fjalia e parë e opinionit të shkrimtarit Sërdjan Cvijiç.

Ai nxjerr në pah faktin se presidenti e ka kthyer betonin dhe asfaltin në simbol të pushtetit të tij, ndërsa nën sipërfaqe ka shembur institucionet dhe demokracinë. Protestat që pasuan tragjedinë janë bërë zëri i një kombi të lodhur nga mashtrimet, dhuna policore dhe frika. Serbia e Vuçiçit, që dikur mburrej me “stabilitet”, sot mbahet në këmbë vetëm nga represioni dhe aleancat me Rusinë, shkruan A2 CNN.

“Qeveria e Vuçiçit përpiqet të duket sikur ulet në disa karrige gjeopolitike, duke balancuar midis Lindjes dhe Perëndimit, por në realitet ajo e drejton vendin vetëm në interes të presidentit - merr para nga Brukseli dhe urdhra nga Moska”, lexohet në shkrim.

Gjithashtu jepet alarmi se ndikimi rus në aparatin shtetëror në Beograd mund të rrezikojë të gjithë Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos