Moska paralajmëron Vuçiç: Do t’iu kontrollojmë për eksportin e armëve

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 20:10 | Ballkani

Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por do të kontrollojë se si këto deklarata do të zbatohen në praktikë. Është ky mesazhi qw i përcjell Serbisë, shefi i inteligjencës sw jashtme nw Rusi, Sergei Naryshkin. 

“Presidenti Vuçiç foli dhe deklaroi se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, atëherë do të pezullojë eksportet e armëve. por këtë do ta verifikojmë”, theksoi Narishkin. 

Sipas njoftimit të shërbimit të inteligjencës ruse më 23 qershor, Beogradi po përdorte rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisjet ushtarake në Ukrainë, dhe po rriste dërgesat për forcat e Kievit. Siç thuhej montimi i pjesëve të municioneve të dërguara nga Serbia bëhej në Ceki e Bullgari. 

“Prodhuesit në Serbi janë të vetëdijshëm se kush janë përdoruesit e vërtetë të produkteve të tyre dhe mbi faktin se raketat dhe predhat e tyre do të vrasin ushtarë rusë i”, theksoi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme në deklaratën e tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos