Nuk i mposhtim dot fuqitë e mëdha, por ne na takon të ngrihemi e të luftojmë për vendin tonë. Janë fjalët e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, në prag të debatit për Rezolutën e Srebrenicës të enjten në OKB.
Një delegacion serb i udhëhequr nga Vuçiç po shfrytëzon çdo minutë në Nju-Jork, për të bindur vendet anëtare t’i thonë jo rezolutës që njeh gjenocidin.
Vuçiç thotë se pret nën 100 vota projektrezolutës mes 193 shteteve anëtare, diçka që sipas tij do të sinjalizonte një ndarje të madhe.
“Kam biseduar me miqtë tanë dhe ata presin mbi 100 vota “po” nga 193 vende. Ne mendojmë se do të ketë më pak se 100 vota “pro” e çdo gjë më poshtë nënkupton një ndarje të madhe. Një pjesë e mirë e vendeve myslimane nuk do të marrin pjesë. Ne nuk jemi komb gjenocidal, pasi ky është i vetmi përfundim që ata duan të nxjerrin.”
Vuçiç ka besim që shteti aleat i Kinës do të votojë kundër rezolutës, ndërsa nuk është i sigurt për votën greke.
Kreu i shtetit serb u drejtohet me një lutje atyre që i cilëson si miqtë dhe vëllezërit grekë.
“Ka zëra se grekët do të votojnë për rezolutën. Unë nuk e besoj këtë, unë besoj tek miqtë tanë grekë. Besoj në vëllezërit tanë të cilët me zërin e tyre do të tregojnë se sa shumë i respektojnë miqtë e tyre serbë. U bëj thirrje atyre që të jenë të përmbajtur.”
Vuçiç theksoi se çfarë do të që të ndodhë në Asablenë e Përgjithshme të OKB-sç, serbët do të jenë krenarë për vendin e tyre, që siç tha është i lirë dhe liridashës. (A2 Televizion)