“Ne nuk kemi më Serbi”, futbollisti legjendar serb godet Vuçiçin

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 20:12 | Ballkani

“Ne nuk kemi më Serbi”, futbollisti legjendar serb godet

Savo Milosheviç, futbollisti legjendar serb dhe ish-trajneri i Partizanit të Beogradit ka shpërthyer në kritika ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe politikën e SNS-së.

“Jam 52 vjeç dhe nuk mund të jem më politikisht korrekt, as nuk më intereson nëse fjalët e mia do të lëndojnë dikë. Nëse kam vendosur tashmë të flas, atëherë le të jetë kështu. Le ta themi troç: ‘Ne nuk kemi një shtet të quajtur Serbi’. Edhe sot, dua tu them të gjithë qytetarëve të Serbisë, nuk kemi asgjë. Ne nuk i dimë prioritetet kombëtare, rrugën, kush janë elitat tona politike. Unë i njoh të gjithë, ata mendojnë vetëm për veten e tyre, jo për popullin. Është mirë që njerëzit të zgjohen, të jenë rebelë, pas të gjitha viteve të letargjisë dimërore”, tha Milosheviç.

Ai nuk u ndal me kaq, pasi akuzoi Vuçiçin se pas 13 viteve në pushtet u ka mpirë trurin serbëve, por theksoi se ka të rinj që duhet ta çojnë përpara revolucionin e nisur me protestat pas tragjedisë në Novi Sad.

“Gjendja e letargjisë po kalon, është shfaqur një brez që thotë: nuk do ta bëjmë më. Ishte e vështirë të zgjonim popullin, tani të rinjtë i kanë ngritur të tjerët, çështja është se si do të vazhdojmë. Fatkeqësisht, çdo brez është i detyruar të ketë revolucionin e vet. Është e trishtueshme që populli po zgjohet, dhe elita politike është ende në një gjendje letargjie. Nuk e kam parë kurrë këtë gjë askund në botë. Që të mos kemi një elitë politike me një program... Turp”, u shpreh më tej Savo Miosheviç.

Historia e konfliktit mes tij dhe Vuçiç daton që nga viti 2004, kur Milosheviç ishte ende një lojtar aktiv.

Si anëtar i Partisë Radikale Serbe, Vuçiçi mbrojti Tomislav Nikoliçin, presidentin e atëhershëm të partisë, por Milosheviçi në atë kohë mbështeste Boris Tadiçin dhe në një moment i tha se po gënjente. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos