All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pendarovski pranon humbjen në zgjedhje, akuzon BDI se ndikoi me thirrjet për bojkot

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 22:20 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Pendarovski pranon humbjen në zgjedhje, akuzon BDI se ndikoi me thirrjet

Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe i uron suksese kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila sipas tij ka bërë thirrje për bojkot. Pendarovski shtoi se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.

Koncepti im për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese.

All - Paragraf - 6

Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos