Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila udhëheq me më shumë se 100 mijë vota në garën përballë Pendarovskit, bëri reagimin e parë përpara mbështetësve të saj.
Davkova u shpreh se kjo votë nënkupton përgjegjësi të madhe teksa komentoi dhe thirrjet për bojkot duke i cilësuar ato si presion politik e partiak.
“Të bëni thirrje për bojkot, nënkupton presion politik e partiak. Por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vet të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova. (A2 Televizion)