Serbia reagon me zemërim, Kosova u shpërblye për terrorin dhe vrasjen e serbëve

Nga Rosalba Bejdo
27 Maj 2024, 20:08 | Ballkani

Serbia ka reaguar me zemërim ndaj vendimit për të avancuar statusin e Kosovës si anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç tha se vendimi ekspozoi politikën me standarde të dyfishta të Perëndimit, që edhe një herë shpërbleu siç tha, të mbrojturën e vet për shkeljet e marrëveshjes dhe terrorin ndaj popullit serb në Kosovë. Ai paralajmëroi se kushtet për serbët atje do të përkeqësohen edhe më tej.

“A shpërblehen Kurti dhe Prishtina me statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s për pushkatimin e Sreçko Sofro-nijeviç, Dragisha Galjko, e vëllezërve Stojanoviç? Apo e merituan këtë status për shkak të përvjetorit të pushtimit të dhunshëm të komunave në veri të Kosovës, të cilat i mbajnë kundër vullnetit të shumicës së popullit”, ishin fjalët e Petkoviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos