Të shtëna me armë zjarri në Shkup, vritet këngëtari dhe blogeri i njohur shqiptar

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 10:11 | Ballkani

Të shtëna me armë zjarri në Shkup, vritet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkup, ku si pasojë e disa të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri i njohur shqiptar, Amar Ismani. Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndërruar jetë djali/vëllau ynë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit dhe pastaj te varrezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Të shtëna me armë zjarri në Shkup, vritet

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, ndërsa në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos