All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sherr mes të burgosurve në burgun e Koridhalos në Greqi

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 12:36 | Ballkani
All - Paragraf - 1

Sherr mes të burgosurve në burgun e Koridhalos në Greqi

Një përplasje mes të burgosurish ka ndodhur në burgun “Koridhalo” në Greqi, ndërsa kanë mbetur dy persona të plagosur.

All - Paragraf - 3

Ka qenë një 28-vjecar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një tjetër të burgosur, 52 vjeç, duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28-vjeçarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë dërguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.

All - Paragraf - 6

Ndërkohë, autoritetet e burgut kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njoftojnë mediat greke. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos