Shqiptarët në opozitë lënë sallën, Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Nga Xhevahir Qardaku
28 Maj 2024, 16:20 | Ballkani

Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryetar i kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti i ri, pas konstituimit, e mbështeti kandidaturën e tij me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët shqiptarë nga koalicioni Fronti Europian, tashmë në opozitë, u larguan nga salla përpara votimit.

Gashi u mbështet edhe nga VMRO-DPMNE, parti me të cilën grupimi politik VLEN do të formojë qeverinë e re në Shkup. Në fjalimin e parë si kryetar i kuvendit, ai falenderoi deputetët që e mbështetën. "Do të garantoj të drejtën e mendimit dhe fjalës personale si për deputetët e pushtetit ashtu edhe për ata të opozitës”, u shpreh Gashi.

Kryeparlamentari shtoi se tashmë Maqedonia e Veriut ka një perspektivë të re dhe se nuk do të kthehet më e kaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos