Genc Burimi, analist, foli në Ditarin e pasdites në A2 CNN për rezolutën e miratuar një ditë më parë të gjenocidit në Srebrenicë.
Ai dënoi reagimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Bashkimit Europian të ndërpresë menjëherë negociatat për integrim të Beogradit për retorikën politike, që sipas analistit, është vazhdimësi e politikës së Miloshevicit.
“Na rikthyen të kujtojmë edhe njëherë ato kohë të trishta. Mohimi I të kaluarës përgatit një luftë të ardhshme. Edhe në Kosovë, sipas shifrave nga Haga, janë po aq apo edhe më shumë se në Srebrenicë. Serbia nuk njeh asnjë përgjegjësi dhe kjo është vazhdimësi e politikës së Miloshevicit. Tani jemi ekzakt si me Gjermaninë mes dy luftërave Botërore. Serbët sot nuk pranojnë asnjë gjë”, tha analisti.
Sa i përket rrezikut të nisjes së një konflikti në rajon, analisti u shpreh: “Ka kohë që boshnjakët kërcënojnë. Deri tani, BE-ja kishte arritur ta ndante Vuçiçin nga Dodik, por sot BE-ja nuk ka mjet presioni mbi Republika Srbska. Është njësoj si Rusia apo Irani”. (A2 Televizion)