Tragjedi në Serbi, 6 anëtarë të një familje humbin jetën nga zjarri

Nga A2 CNN
23 Gusht 2024, 10:12 | Ballkani

Tragjedi në Serbi, 6 anëtarë të një familje humbin

Gjashtë anëtarë të një familje, mes të cilëve 4 fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në banesën e tyre në Novi Sad të Serbisë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në rrugën “Gjorgja Dere” në Novi Sad, teksa viktimat ndodheshin në gjumë.

Paraprakisht, mendohet se zjarri në banesë është shkaktuar nga shpërthimi i baterisë së një skuteri, që po karikohej në rrjetin elektrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos