Tur për prezantimin e Planit të Rritjes, presidentja e Komisionit Europian viziton Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 14:51 | Ballkani

Tur për prezantimin e Planit të Rritjes, presidentja e Komisionit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po nis një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor për të prezantuar me detaje Planin e Rritjes për rajonin.

Por zyrtarja nuk do të ndalet në Tiranë, pasi vizitoi Shqipërinë gjatë samitit për procesin e Berlinit, ku dha mesazhin e saj për projektin e ri europian.

Fillimisht, do të jetë gjatë të dielës në Maqedoninë e Veriut, të hënën në Kosovë, një ditë më pas në Malin e Zi dhe në Serbi, ndërsa turin e vizitave e përmbyll në Bosnjë-Hercegovinë.

Von der Leyen ka planifikuar takime me kryeministrat dhe presidentët e këtyre shteteve, por gjithashtu edhe konferenca për shtyp në secilën prej ndalesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos