U lëndua nga xhami në dhomën e vizitave, ndërron jetë 35-vjeçari në burgun e Idrizovës

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 18:27 | Ballkani

U lëndua nga xhami në dhomën e vizitave, ndërron jetë

Një i burgosur në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut ka ndërruar jetë pasi është lënduar teksa ka thyer një xham.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të martës, ku i burgosuri me iniciale D.F., rreth 35 vjeç, ka thyer xhamin në dhomën e vizitave. Ai u lëndua dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, shkruan A2 CNN.

“Më datë 27.08.2024 në ora 12:35 në SPB-Shkup nga Institucioni Korrektues Idrizovë është raportuar se rreth orës 12:00 në institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari D.F (35) nga Shkupi e ka thyer xhamin, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe dhe rrugës për në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë”.

“Mjeku ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB-Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton Ministria e Brendshme në Maqedoni. /A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos