Vuçiçi bën serbët viktima, jo boshnjakët! Dodik dërgon nesër kërkesën për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës

Nga Xhevahir Qardaku
22 Maj 2024, 20:06 | Ballkani

Millorad Dodik, do të propozojë nesër zyrtarisht ndarjen paqësore të Bosnje dhe Hercegovinë. Këtë e konfirmoi vetë presidenti i Republika Srpska, duke thënë se ky reagim vjen për shkak të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë që pritet të miratohet në OKB.

Dodik pretendoi se ndërkombëtarët, kryesisht amerikanë, gjermanët dhe britanikët pamundësuan funksionimin normal të shtetit dhe se kërkesën për ndarje do të dorëzojë në qeverinë federale në Sarajevë.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vijon me teatrin e tij politik në Kombet e Bashkuara. Në një panel, tha se ishte prekur nga dëshmitë e serbëve që kanë vuajtura nga boshnjakët në luftën e viteve ’90, duke I portretizuar serbët si viktima dhe jo myslimanët.

Më herët, Vuçiç i bëri thirrje atyre qe i quajti ‘vëllezërit grekë’ të mos e mbështesin rezolutën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos