Pas presidentes, dhe Mickoski nuk heq dorë, e quan vendin “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 19:39 | Ballkani

Pas presidentes, dhe Mickoski nuk heq dorë, e quan vendin

Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut.

“Sot, së bashku me zëvendëspresidentin Timco Mucunski, patëm një takim me ambasadorin austriak Martin LPammer. Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën ekonomike do të promovohen dhe inkurajohen edhe më tej në periudhën e ardhshme”, shkruan ai.

Kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos