Vulin ngre alarmin në Rusi, “luftë hibride ndaj nesh”, Moska: Vëmendje situatës në Kosovë

Nga Rosalba Bejdo
28 Shkurt 2025, 20:49 | Ballkani

Ndaj Serbisë po zhvillohet një luftë hibride. Ky është alarmi që ngritën zv. kryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin, bashke me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe drejtorin e shërbimit të inteligjencës ruse, Sergej Narishkin, në një takim të zhvilluar në Moskë.

Ata diskutuan mbi situatën aktuale në Ballkan duke shprehur shqetësim lidhur me ato që I quajtën përpjekje të shërbimeve të inteligjencës perëndimore për të kryer destabilizuar Serbinë si dhe vendimin kundër Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik, shkruan A2 CNN.

“Vendimi kundër Presidentit të Republikës Srpska dhe sanksionet ndaj NIS janë pjesë e një lufte hibride kundër Republikës së Serbisë, qëllimi përfundimtar i së cilës është përmbysja e presidentit Vuçiç dhe e qeverisë së zgjedhur ligjërisht në Republikën e Serbisë”, theksoi Vulin gjate vizitës ne Moske. Ai akuzoi perëndimin se po përdor organizata si USAID, për te rrezuar qeverinë.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se “vëmendje e veçantë po i kushtohet zgjidhjes së situatës në Kosovë dhe situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Naryshkin shprehu kënaqësinë e tij për takimin me Vulin, të cilin e quajti mik të dëshmuar të Rusisë dhe theksoi se populli serb gjithmonë mund të mbështetet tek Moska. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos