Dënimi i Dodik, DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që minon sigurinë e Bosnjës

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 17:03 | Ballkani

Dënimi i Dodik, DASH: Kundërshtojmë çdo veprim që

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj protestave të serbëve në Republikën Srpska pas vendimit për arrestimin e liderit separatist, Millorad Dodik.

Departamenti i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin.

Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi në X, zëdhënësja e DASH-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos