Në një reagim të fundit, Irani tha se sulmet e Shteteve të Bashkuara në jug të vendit përbënin një shkelje të madhe të armëpushimit 7-javor. Garda Revolucionare përmendi të drejtën për t'u hakmarrë, ndërsa njoftoi se njësitë e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar një dron amerikan dhe se kishin qëlluar një tjetër dron dhe një avion lufte në hapësirën e tyre ajrore, përcjell A2 CNN.
Në komente të postuara në kanalin e tij në Telegram me rastin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit, lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Mojtaba Khamenei, tha se ora nuk mund të kthehej më mbrapsht dhe se shtetet e rajonit nuk do të ishin më mburojë për bazat amerikane.
“Nuk do të ketë më parajsë të sigurt për SHBA-në në rajonin tonë. Nga tani, sloganet 'Vdekje Amerikës' dhe 'Vdekje Izraelit' do të jenë slogane të shteteve islame dhe njerëzve të shtypur rreth botës, veçanërisht të rinjve”, shtoi ai. Më herët, Trump u bëri thirrje më shumë vendeve arabe, përfshirë Arabinë Saudite, të nënshkruajnë Marrëveshjet Abraham, që synojnë normalizimin e raporteve sye Izraelin. (A2 Televizion)