“I japim goditje shkatërruese Hezbollahut”, Izraeli intensifikon sulmet në Liban, kundërpërgjigjet grupi militant

Nga Rosalba Bejdo
26 Maj 2026, 15:17 | Bota

“I japim goditje shkatërruese Hezbollahut”, Izraeli

Ushtria izraelite nisi një valë të re bombardimesh rreth Libanit, pas njoftimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu se vendi i tij do të intensifikonte sulmet kundër Hezbollahut. Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) njoftuan se kishin ndërmarrë sulme kundër Hezbollahut në Luginën e Bekasë dhe në pjesë të tjera të vendit.

Ndërkohë Hezbollahu, grupi i armatosur që mbështetet nga Irani, tha se ishte kundërpërgjigjur duke ndërmarrë 22 sulme me dronë dhe raketa, dhe se mes objektivave ishin ushtarë izraelitë, tanke, kazerma dhe godina, shkruan A2 CNN. Më herët gjatë muajit, Libani dhe Izraeli pranuan të zgjasnin armëpushimin 45-ditor që nisi në mes të prillit, edhe pse sulmet me Hezbollahun kanë vijuar.

Mëngjesin e së martës, IDF-ja tha se kishte goditur më shumë se 100 site infrastrukturore të Hezbollahut dhe terroristë. Ndërkohë, mediat lokale libaneze raportojnë për të paktën 12 viktima në fshatin e Mashgharasë në Luginën Bekaa. Ushtria e Izraelit ka lëshuar urdhër evakuimi për qytezën jugore të Nabatiehut për shkak të sulmeve të mundshme.

Në një videodeklaratë të publikuar disa orë më herët, Netanyahu tha se Izraeli ishte në luftë me Hezbollahun dhe se ushtria ishte udhëzuar t'i jepte grupit goditjen shkatërruese. Sipas tij, ofensiva ushtarake izraelite kishte çuar në eliminimin e mbi 600 terroristëve në pak javë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos