Viktima e të zhdukur nga tërmeti në Japoni, garë me kohën për gjetjen e të mbijetuarve. Zëra vijnë nga rrënojat

Nga Rosalba Bejdo
29 Korrik 2026, 12:57 | Bota

Një operacion i ethshëm kërkimi po zhvillohet në Japoninë jugore, për gjetjen e të mbijetuarve të tërmetit 7.1 të shkallës Rihter, që vrau të paktën 13 persona, solli ndërprerje të energjisë për mijëra shtëpi e shkatërroi rrugë e ndërtesa.

8 vetë u nxorrën nga rrënojat e një qendre tregtare të shembur pjesërisht pranë qytetit të Kumamotor e cila u shkatërrua nga një shpërthim që pasoi tërmetin e së martës. Prej tyre, 3 humbën jetën. Burime të qendrës tregtare thonë se të paktën 4 punonjës mbeten të zhdukur, mes stafit prej 2700 vetësh. 

Sanae Takaichi, kryeministrja e vendit, u shpreh: “Lidhur me tërmetin në Kumamoto, deri në orën 08:30 të mëngjesit sipas kohës lokale janë konfirmuar 13 viktima. Gjithashtu, janë raportuar dëme të mëdha, përfshirë të plagosur, ndërtesa të shembura, zjarre, si dhe dëmtime në rrugë dhe infrastrukturë tjetër. Edhe në këto momente ka njerëz që presin të shpëtohen, ndaj çdo minutë është jetike. Ne do të angazhojmë të gjitha burimet në dispozicion në terren për të shpëtuar dhe evakuuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur”.

Autoritetet po hetojnë shpërthim të mundshëm gazi në qendrën tregtare të Aeon. Ekipet e shpëtimit ndjenë aromë gazi brenda godinës po shkaku mbetet ende në hetim, sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Mbi 4500 ushtarë në total janë mobilizuar për të ndihmuar në operacione në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. 

Ndërkohë, 7 persona raportohen të humbur pas shembjes së oxhakut të një fabrike dhe 4 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda. Sipas raportimeve, spitalet po trajtojnë dhjetëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte në jug të qytetit të Kumamotos, me një popullsi prej 700 mijë banorësh. Një sërë paslëkundjesh pasuar tërmetin, që shkatërroi rrugë dhe shembi pjesërisht një urë mbi lumin Kumagawa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos