
Filmi i fundit i Christopher Nolan, “Odisea”, deri më tani ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në biletaritë e kinemave, por po ashtu është përballur me kritika të forta. Një person në veçanti, nuk është e lumtur. Akademikja Emily Wilson, e cila përktheu “Odisenë” e Homerit dhe në vitin 2017 u përmend nga regjisori si ndikim në përshtatjen e poemës si film, ka shkruar një recension të ashpër për filmin.
Në artikullin e botuar në “London Riview of Book”, Wilson shkruan se "do të turpërohej po të kishte shkruar ndonjë pjesë të këtij skenari", duke e përshkruar strukturën narrative të filmit si truk që kërkon vëmendje.
“Shkrimi është i tmerrshëm”, tha ajo. “Asnjë nga personazhet nuk ka motivim bindës për veprimet ose fjalët e tyre. Nuk ka skena seksi dhe i gjithë ushqimi duket i tmerrshëm”.
“I mungon thellësia psikologjike, emocionale, politike dhe etike”, shkroi Wilson, ndërsa pranoi gjithashtu se vepra e Christopher kishte ngjallur interes të ripërtërirë për klasikun e Homerit.
“Publikimi i ‘Odisesë’ është megjithatë një ngjarje për t'u festuar”, vë në dukje Wilson.

“Ky epik po e rikthen audiencën në kinema... përkthimet e Odisesë, përfshirë edhe të miat, po shiten me shpejtësi... dhe ndoshta filmi do t'i bindë disa administratorë kolegjesh të mos i shkurtojnë departamentet e Letërsisë, Gjuhës dhe Historisë".
“Nolan... po bën çmos që publiku i gjerë ta lexojë përsëri, dhe unë jam mirënjohëse”, vë në dukje përkthyesja. Por ajo mbeti kryesisht e zhgënjyer nga filmi epik tre orësh. “Shpresoja që afërsia e Nolanit me këto tema homerike mund ta shtynte atë në nivele të reja krijuese dhe ta lejonte të krijonte personazhe më të besueshëm”, shkruan ajo.
(A2 Televizion)