Një tërmet i fortë, me magnitudë 3.6, është regjistruar pak para orës 08:00 në provincën e Reggio Calabria-s. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti e kishte epiqendrën midis Samo, Ferruzzano dhe Motticella në një thellësi prej 14 kilometrash.
Tronditja u ndje dukshëm si në Reggino ashtu edhe në Messina. Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima.
"Tërmeti u ndje mjaft fuqishëm. Njerëzit dolën në rrugë dhe janë ende jashtë shtëpive të tyre sepse kanë frikë", deklaroi Paolo Pulitanò, kryebashkiaku i Samo, një fshat i vogël pranë epiqendrës së tërmetit.
Kryebashkiaku saktëson se “situata tani është e qetë dhe për momentin nuk ka raportime për dëme”. Si masë paraprake, thotë ai, “sot do të mbyllen shkollat dhe së bashku me teknikët do të bëhen kontrolle në zonë”. (A2 Televizion)