
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Libanin jugor, pas raportimeve për shpërthime masive, ndërsa Izraeli tha se po shkatërronte infrastrukturën nëntokësore të Hezbollahut.
Gazetarët ndërkombëtarë raportuan një shpërthim të madh që shkaktoi dridhje, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, publikoi imazhe që tregonin një top zjarri që shpërthente në qiell.
IDF përdori "më shumë se 1,100 ton eksplozivë" në shpërthimet e tuneleve në kreshtën Ali Taher në Libanin jugor, ku pretendon se ka shkatërruar infrastrukturën kyçe nëntokësore të Hezbollahut.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, si edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare raportuan tërmetin me magnitudë 4.1 në një thellësi prej 10 km, 25 km në jug të Sidonit dhe 16 km në verilindje të Tirit, i regjistruar në orën 21:08 sipas orës lokale
(A2 Televizion)