
Kryeministri kanadez Mark Carney tha se ka zhvilluar së fundmi disa biseda me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me luftërat në Iran dhe Ukrainë.
Duke folur për gazetarët në Calgary, Carney deklaroi se kishte biseduar me Trumpin “disa herë” gjatë periudhës së fundit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedave.
“Një pjesë e përgjegjësisë sonë është të punojmë së bashku”, tha Carney, duke iu referuar bashkëpunimit mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
(A2 Televizion)