Deputetja e PS Aulona Bylykbashi debatoi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN me aktivisten Edlira Çepani lidhur me rolin e policisë në protestat qytetare.
Çepani theksoi nuk është normale që qytetarët të tërhiqen zvarrë nga policë civilë, që nuk identifikohen. Ndërkaq, deputetja Bylykbashi solli një rast ku një koleg i saj socialist është ndjekur deri në banesë nga protestuesit.
DEBATI
Edlira Çepani: Besa nuk është ta tërheqësh zvarrë!
Aulona Bylykbashi: Aty ka mbetur ai grupimi që i shkon nga mbrapa…Njërit prej kolegëve të mi i kanë shkuar nga mbrapa me vezë dhe duke e përndjekur dhe duke e share deri në banesë. Ju duket kjo normale?
Edlira Çepani: A ju duket ju normale që protestues të tërheqin zvarre protestuesit?! Këtej nga tërhiqni zvarrë dhe këtej thoni pse na vini nga mbrapa!
Faik Basha: Sa herë jeni tërhequr zvarrë para Kryeministrisë?
Edlira Çepani: Mua s’guxon njeri të më tërheqë zvarrë. Gazi lotsjellës dhe ujin me bojë e kemi ngrënë të gjithë.
Faik Basha: Uniforma civile është e lejueshme, për sa kohë ai prezantohet dhe tregon një beixh. (A2 Televizion)