“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 22:44 | Politikë

Eksperti i sigurisë Faik Basha duke debatuar me aktivisten Edlira Çepani, bëri një dallim mes protestuesve të ditëve të para, që sipas tij ishin qytetarë që bënin publike hallet, me protestuesit aktualë që kanë interesa politike.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Basha tha se kryeministrit Rama i doli fjala që i konsideroi protestuesit aktualë si “sorra”.

DEBATI

Faik Basha: Aty janë tre parti politike që gjuajnë me vezë partinë fituese. Qytetarët ishin ditën e parë, të tretë, deri nga dita e 10-të, pastaj ikën qytetarët se filluan duke u rrahur organizatorët me njëri-tjetrin, dolën partitë e vogla. Nëse ju në shesh shihni një perimetër 10 metra/katror, aty ku lëvizni, unë e kam gjetur nëpërmjet kamerave, e kam parë në 7 plane menjëherë. Protesta ditën e tretë, të katërt, të shtatë, kishte qytetarë dhe njerëz që i bën publik hallet e tyre, dhe jam dakord me një pjesë të tyre.

Edlira Çepani: U anatemuan dhe u quajtën sorra!

Faik Basha: Kryeministri ka thënë shprehimisht, unë s’jam avokat i kryeministrit.

Edlira Çepani: I ka quajtur edhe opozita.

Faik Basha: PD solli gjithë strukturat e veta në shesh. Kryeministri e ka sqaruar, kur është cilësuar pjesa e sorrës tha, unë flas për qytetarët, flamingot, ndërkohë tha unë nuk mund të flasë me të njëjtën gjuhë me pjesën që ka interesa politike, që i quajti sorra. Fjala i doli sepse u rrahën me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos