Tërmet i fuqishëm në Tajvan, banorët dalin jashtë në panik

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 21:36 | Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, banorët dalin jashtë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak më parë në ishullin e Tajvanit.

Sipas shërbimeve kombëtare, tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter u regjistrua shumë pranë Tajpeit në një thellësi fokale 16.8 km.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe shkaktuan panik te banorët, një pjesë e mirë e të cilëve zgjodhën të dilnin në rrugë.

Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos