Pretendojnë se qeveria po i ndërhyn në punë, gazetarët italianë thërrasin grevë

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 20:06 | Bota

Pretendojnë se qeveria po i ndërhyn në punë, gazetarët

Gazetaret e televizionit publik në Italisë, RAI deklarojnë se do të nisin një grevë në fillim të majit për të protestuar kundër asaj që ata e përshkruajnë si ndërhyrje të qeverisë Meloni në punët e tyre.

Për këtë arsye, sindikata Asigrai ka thirrur një grevë 24 orëshe më 6 dhe 7 maj.

Kontrolli i rreptë i punës gazetareske dhe përpjekjet për ta kthyer RAI-n në një organ zëdhënës të qeverisë janë ankesa kryesore, teksa nuk mungojnë kërkesat për mungesë personeli dhe kushte jo të mira të punës.

Një tjetër sindikatë sakaq, Unirai, njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e këtij aksioni. Ajo e përshkroi grevën si politike e tha se RAI duhet të kthehet në një media të raportimit “pluralist”.

Ka pasur mjaft pakënaqësi në mesin e RAI-t që kur Meloni erdhi në pushtet në vitin 2022. Fundjavën e kaluar pati akuza, se RAI ndaloi publikimin e një shkrimi të një autori kritik ndaj Melonit.

Antonio Scurati u ftua nga RAI të mbante një fjalim për ditën e çlirimit nga fashizmi. Por pak pëpara emisionit atij ia anuluan ftesën duke mos e lejuar të mbajë fjalimin.

Si Meloni ashtu edhe drejtuesit e RAI-t i kanë hedhur poshtë akuzat për censurë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos