Tërmet në Stamboll, tmerrohet gazetarja në transmetim live

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 14:37 | Kapur në kamera

Një gazetare që ishte në transmetim të drejtpërdrejt në CNN Türk, u tmerrua teksa ndjeu lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.2 që ra pranë Stambollit të mërkurën.

Duke folur në turqisht, Meltem Bozbeyoğlu tha se e ndjeu tërmetin në studio ndërsa u kap fort pas tavolinës.

Më pas, ajo kërkoi nga dikush që të telefononte nënën e saj.

Autoritetet turke nuk kanë raportuar për lëndime apo dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos