
Platforma më e madhe në botë e shkëmbimit të kriptomonedhave, Binance, ka konfirmuar se është bërë objektiv i një sulmi të madh kibernetik, me një ndikim financiar të vlerësuar në rreth 6.3 miliardë dollarë.
Kompania bëri të ditur se ka arritur të ngrijë rreth 3 miliardë dollarë të aseteve të prekura, në bashkëpunim me partnerë të industrisë së blockchain-it, me qëllim parandalimin e humbjeve të mëtejshme.
Pavarësisht përmasave të sulmit, Binance ka deklaruar se fondet e përdoruesve janë plotësisht të sigurta dhe se do të mbulojë të gjitha humbjet e shkaktuara.
Megjithatë, kompania njoftoi pezullimin e përkohshëm të depozitave dhe tërheqjeve, ndërsa vijojnë kontrollet e sigurisë dhe hetimet.
Sipas hetimeve paraprake, sulmi dyshohet se është realizuar përmes komprometimit të kompjuterit të një inxhinieri të departamentit DevOps, çka u ka mundësuar personave të paautorizuar të kenë akses në sistem dhe të kryejnë transaksione të paligjshme. (A2 Televizion)