Një grup personash të armatosur vranë 11 persona dhe plagosën 12 të tjerë në një fushë futbolli pas përfundimit të një ndeshjeje në qytetin Salamanca të Meksikës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Cesar Prieto. Pas sulmit të përgjakshëm, forcat e sigurisë u panë duke patrulluar në vendngjarje, shkruan A2CNN.
Mes të plagosurve janë një grua dhe një fëmijë. Sulmi ndodhi gjatë një grumbullimi shoqëror. Kryebashkiaku e cilësoi ngjarjen si një akt “të turpshëm dhe frikacak” dhe si shenjë të një përkeqësimi serioz të situatës sociale.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa kanë deklaruar se grupet kriminale po përpiqen të nënshtrojnë institucionet, por kjo nuk do të lejohet. (A2 Televizion)